Në Irak vijon ikja më masive e popullsisë që njihet në historinë e vendit.
(22.07.2007 RV)Më se një milion irakianë kanë ikur nga shtëpitë e tyre që nga
shkurti i kaluar. Njoftimin e jep Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (OIM),
sipas së cilës çdo muaj të paktën 60 mijë vetë braktisin banesat e tyre, për të shpëtuar
nga dhuna, në një vend ku nuk ka kurrfarë sigurie për jetën. Pëfundojnë në vendet
fqinje: në Siri, Jordani e Egjipt, ku më se një milion të shpërngulur nga Iraku,
jetojnë në kushte jashtzakonisht të vështira e sidomos, pa shpresë për një ardhmëri
më të mirë.