2007-07-21 17:22:03

Kryeipeshkvi i Tai Pei, Jozef Çeng, shpjegon si duhet kuptuar Letra e Papës drejtuar besimtarëve kinezë.


(22.07.2007 RV)“Letra e Atit të Shenjtë drejtuar ipeshkvijve, meshtarëve, rregulltarëve dhe besimtarëve laikë të Kishës katolike në Republikën Popullore të Kinës, është pastërtisht fetare” – pohon kryeipeshkvi në një Letër baritore, dhe vijon të shpjegojë se Ati i Shenjtë mbron parimet e fesë, gjë që Kisha e Taivanit duhet ta konsiderojë si një mundësi të çmuar për reflektim. Këtë thekson Imzot Çeng, në Letrën drejtuar popullit të Zotit në Taivan, me të cilën shoqëron Dokumentin e Benediktit XVI. Prelati i porosit besimtarët të mos e shikojnë letrën papnore me sy politik, sepse Papa nuk e ka shkruar për të bërë politikë, por për të mbrojtur parimet themelore të fesë katolike, me bindjen se liria fetare i sjell vendit vetëm harmoni e përparim. Së fundi ipeshkvi i fton të gjithë të krishterët të luajnë një rol sa më pozitiv në veprimtarinë ungjillëzuese të Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.