2007-07-21 11:50:54

Fjala e Zotit e dielës së 16-të gjatë vitit 'C': është i suksesshëm jo kush vepron shumë, por kush vepron me Zotin!


(21.07.'07 RV) RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximete biblike të dielës së 16-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Liturgjia e Fjalës Hyjnore e kësaj së diele na thërret të meditojmë mbi praninë e Zotit e të Fjalës së tij jetëdhënëse në jetën tonë. Leximet biblike të dieles së XVI na ofrojnë mundësinë për t’u ndalur së paku mbi tri argumente: pritja e mikpritja; ndërtimi i Korpit mistik të Jezu Krtishtit përmes pjesëmarrjes sonë në mundimet e Shëlbuesit Hyjnor, kundrimi e veprimi.
Pra, pranimi i Hyjit në vëllezër, kjo është njëra prej temave kryesore që trajtohet nga Leximet biblike të kësaj së diele e në mënyrë të posaçme pjesa nga Ungjilli i shën Lukës.
Jezusi është myfasir ynë. Ta pranosh e ta dëgjosh Atë është shenjë e gatishmërisë së fesë. Kush nuk e pranon nuk ka mundësi të kthehet, të ndryshojë jetën e vet. Pikërisht duke dëgjuar Fjalët e tija ne mund të shndërrohemi në nxënës të tij. Marta e Maria janë shembuj që Ungjilli na ofron për të na treguar se si duhet pritur Zotin që kalon në jetë e në shtëpi tonë: me gatishmëri, bujari, mikpritje e dëgjim.
Në çdo vëlla e motër, Krishti mund e duhet të pranohet. Lutja e dytë e hyrjes së Meshës së kësaj së diele kështu na bënë të lutemi: “O Atë i urtë e i mëshirshëm, dhurona një zemër të përvujtë e të butë…për të pranuar e ndjekur Krishtin myfasir në personin e vëllezërve tanë”.
Pra, shtëpia e Martës dhe Marisë shërbejnë si sfond i pjesës së Ungjillit të së dielës së 16-të. Të kalosh nga shqetësimi e ngulçimi (ankthi) i asaj që duhet të bëjë për të tek mahnitja e asaj që ai bën për mua, ky është rrugëkalimi i dy motrave të Betanisë, simbol i çdo besimtari. Të kalosh prej Hyjit si detyrim tek Hyji si dëshirë e etje. Jezusi kultivues i miqësisë, nuk kërkon shërbtor, por miqë; nuk lyp persona që të bëjnë gjëra për të, por njerëz që e lejojnë atë të bëj gjëra të mëdha , sikur Maria e Nazaretit: “punë të mëdha bëri në mua i Gjithpushtetshmi”.
Thelbi i tërë fesë së krishterë është ajo që Hyji bën për mua, jo ajo që unë bëj për Hyjin. kështu mikpritja e pëzemërt dhe ndarja e bukës në sofër, i japin rast Mësuesit të Nazaretit, Jezu Krishtit të na mësojë se si lypet jetuar bamirësia, dashuria dhe mikpritja. Fjalët e Jezusit nuk duan të nënvlerësojnë punën e Martës, por na kujtojnë atë që është thelbësore, dmth. dëgjimin e kumtit të tij, duke na ndihmuar kështu t’i shmangemi rrezikut që duke u marrë me punë e shërbime të shumta, të mos e harrojë pikërisht atë që vjenë për ta vizituar si mik.
Marta e Maria nuk janë në kundërshtim njëra me tjetrën, sjelljet e tyre janë përplotësim. Marta nuk mund të bëj pa Marinë, sepse shërbimi ynë nuk ka burim, të vetmin burirm që e bënë zemrën të madhe. Maria nuk mund të bëj pa Marten, sepse nuk ka dashuri të Hyjit që nuk mishërohet në gjeste konkrete. Mikesha e shërbëtorja janë dy mënyra të dashurisë, që të dyja të nevojshme, dy polet e një urdhëri të vetëm: “duaje Hyjin tënd e duaje të afërmin tënd”; të një lumnie të vetme: “lumë ata që e dëgjojnë fjalën, lumë ata që e ishërojnë në jetë”. Unë e ti jemi Marta e jemi Maria; brenda besh dy motrat mbahen për dore, e kur asgjë më nuk do ta ndajë njeriun prej Zotit, atëherë asgjë më nuk do ta ndajë njeriun nga shërbimi i njeriut.
Tani t’i dëgjojmë leximet biblike të liturgjisë Hyjnore të dielës së 16-të e pastja komentin apo homelinë…RealAudioMP3 .







All the contents on this site are copyrighted ©.