2007-07-20 18:48:38

Përfunduan sot në Ljubljanë punimet e Kongresit të Organizatës Ndërkombëtare për Studimin e Besëlidhjes së Vjetër.


(20.07.2007 RV)Pesë ditë të pasura me takime e seminare kushtuar kërkimeve shkencore në fushën biblike: përfundoi sot në Ljubljanë Kongresi XIX i IOSOT (Organizatës Ndërkombëtare për Studimin e Besëlidhjes së Vjetër).
Përballë procesit të globalizimit, që vijon të thellohet në epokën e sotme – shpjegojnë organizatorët e ngjarjes – e morëm këtë nismë kryesisht për të promovuar shkëmbimin e mendimeve ndërmjet përfaqësuesve të traditave të ndryshme ekzegjetike, pa hequr dorë nga metodat e konsoliduara në fushën gjuhësore, letrare, hermeneutike (siç quhet interpretimi i teksteve të vjetra) dhe historike. Kujtohet edhe se Kisha sllovene gjatë gjithë vitit 2007 kremton ‘Vitin e Biblës’, duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera, si Austria, Gjermania e Ukraina, të cilat gjatë këtij dhjetvjeçari i ftuan bashkësitë e ndryshme kombëtare ta thellojnë mesazhin biblik e të kujdesen për t’ua transmetuar këtë pasuri breznive të ardhshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.