2007-07-19 17:54:15

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Makrinën.


19.07.2007 RV)Shenjtja njihet me emrin Shën Makrina “e re”, për ta dalluar nga e gjyshja, që kishte të njëjtin emër e që ishte ndjekëse e Shën Gregorit mrekullibërës. Gjyshi i saj nga ana e nënës qe martirizuar në epokën e Dioklecianit. Makrina ishte motra e Bazilit të Madh, Gregorit të Nisës dhe Pjetrit të Sebastes. Në vitin 380 i vëllai, Gregori i Nisës, duke u kthyer nga Koncili i Antiokisë, e gjeti në shtratin e vdekjes e pati me të një bisedë të paharrueshme që u pavdekësua në faqet e dialogut “Mbi shpirtin dhe ringjalljen”. Vetë Gregori, duke i shkruar një letër vetmitarit Olimp mbi doktrinën asketike e shpirtërore, tregon jetën e Shën Makrinës si shembull të një jete kushtuar krejtësisht Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.