2007-07-19 18:44:17

Kuarteti për Lindjen e Mesme takohet në Lisbonë


(19.07.2007 RV)Rruga për paqen në Lindjen e Mesme kalon nëpër Lisbonë, ku sot u zhvillua takimi i Kuartetit për zonën. Qe rasti edhe për fillimin e punës së Toni Blerit, si i dërguar i veçantë i Kuartetit, të përbërë nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, OKB-ja dhe Rusia. Ndërkaq, nesër do të lirohen 256 të burgosur palestinezë që mbahen në Izrael, sipas marrëveshjes së arritur në takimin ndërmjet kryeministrit izraelit Olmert dhe presidentit palestinez Abu Mazen. Këtij të fundit, Këshilli qendror i Organizatës për Çlirimin e Palestinës i ka kërkuar të organizojë zgjedhje të parakohshme. Hipoteza është kundërshtuar menjëherë nga Hamasi.







All the contents on this site are copyrighted ©.