2007-07-18 18:38:45

Tragjedi ajrore në Brazil:mbi 200 të vdekur. Ngushëllimet e Papës Benediktit XVI


(18. 07. 2007 RV)RealAudioMP3 Benedikti XVI shpreh hidhërimin e tij të thellë për qindra viktimat e aksidentit ajror që ndodhi sot në mëngjes në aeroportin Kongonhas të Sao Paolos në Brazil, ku një avion i shoqërisë Tam, në sa prekte tokën, u coptua pasi u përplas me një magazinë, duke shkaktuar vdekjen e 200 vetëve. Presidenti Lula shpalli menjëherë tri ditë zije kombëtare, në sa Ati i Shenjtë, përmes një telegrami, shpreh dhimbjen e tij për të vdekurit, të plagosurit e për familjarët e tyre, duke iu lutur Zotit t’u japë forcë të gjallëve e pushim në paqe të vdekurve.Ndërkaq kanë filluar hetimet për shkakun të aksidentit, i cili mendohet se duhet kërkuar në kushtet e sigurisë të pistës së aerodromit.







All the contents on this site are copyrighted ©.