2007-07-18 18:58:53

Tension në Turqi para zgjedhjeve të së dielës


(18.07.2007 RV)Nën hijen e terrorizmit zgjedhjet e së dielës së ardhshme në Turqi. Një afarist, kandidat i pavarur në Stamboll, u vra dje në një atentat, në të cilin u plagosën edhe tre presona të tjerë. Gjatë natës shpërtheu një bombë në njërën nga zyrat e partisë së kryeministrit Erdogan, ndërsa sot një grup aktivistësh nacionalistë e një grup simpatizantësh kurdë u përleshën me njëri-tjetrin në një qytet në jug të vendit. Gjithashtu, dy ushtarë mbetën të vrarë në kufirin me Irakun, nga shpërthimi i një mine vendosur nga separatistët kurdë. Bashkësia Ndërkombëtare dënoi ashpër vrasjen dhe Këshilli i Evropës vendosi të dërgojë 32 vëzhgues në zgjedhjet e së dielës.







All the contents on this site are copyrighted ©.