Është hapur një padi penale kundër Patrikut ortodoks.
(17.07.2007 RV)Prokuroria e Stambollit ka hapur një hetim penal kundër Patrikut
Ortodoks Bartolomeu II sepse ka pohuar publikisht titullin e ‘patrikut ekumenik’,
gjë që në Turqi, ku nuk njihet statusi juridik i fesë së krishterë, konsiderohet si
veprim që i kundërvihet statusit të ‘nënshtetasit turk’ të Patrikut.Padinë në prokurori
e paraqiti – sipas Ntv – Bozhidar Çibof, ish-anëtar i Këshillit Administrativ të Kishës
bullgare, sipas të cilit Patriku ka bërë krim, sepse zbatimi i detyrave të tij fetare
nuk është i besueshëm.