2007-07-17 18:55:50

Lajme të tjera nga bota


(17.07.2007 RV)Siria është gati të rifillojë bisedimet me Izraelin, nëse shteti hebraik impenjohet t’i kthejë asaj Golanin. Deklarata është e presidentit Bashar Asad, me rastin e fillimin të mandatit të tij të dytë 7-vjeçar. Javës që kaloi, kryeministri izraelit Ehud Olmert i ofroi Sirisë rihapjen e negociatave pa ndërmjetësimin amerikan.

Moska nuk është në krizë politike me pjesën tjetër të botës perëndimore vetëm për çështjen e Kosovës. Dje, Londra përjashtoi nga territori i vet 4 dipllomatë rusë, si përgjigje ndaj refuzimit të Kremlinit për ekstradimin e të dyshuarit kryesor në vrasjen e ish-agjentit rus Litvinienko, me një dozë vdekjeprurëse poloniumi, ndërsa ndodhej si refugjat në kryeqytetin e Britanisë së Madhe. “Kjo është imorale” ka qenë reagimi i Ministrisë së jashtme ruse, e cila premton pasoja.

Rreth 800 vetë janë evakuar nga rajoni i Lvivit në Ukrainë, pasi një tren me fosfor doli nga binarët dhe mori zjarr, duke shkaktuar një re me tym toksik. Ndotja e ambientit dhe helmimi i personave kërcënon 14 fshatra. Së paku 20 vetë janë shtruar deri tani në spital.







All the contents on this site are copyrighted ©.