2007-07-16 17:41:41

Kardinali Bertone, agjensisë SIR: “Kisha në Kinë reagon tepër poztivisht ndaj Letrës së Papës”.


(16.07.2007 RV)“Pas letrës së Papës, deri tani në Vatikan nuk ka arritur asnjë përgjigje e qartë nga ana e autoriteteve të Pekinit. Ndërsa nga ana e katolikëve kinezë, reagimet janë shumë positive”. Këtë pohon sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone në një Deklaratë, publikuar sot nga Shërbimi për Informim Fetar (SIR). “Ka pasur një lëvizje të jashtzakonshme meditimi e reflektimi nga ana e bashkësive patriotike zyrtare e klandestine, posaçërisht përmes internetit - shpjegon kardinali Bertone - por nga institucionet nuk ka ende sinjale të qarta e jemi në pritje. Jemi në një çast reflektimi. Në letër shprehet besimi tek populli kinez dhe tek ata që e qeverisin, me bindjen se do ta rishikojnë qëndrimin ndaj Kishës katolike që dëshiron të bashkëpunojë për të mirën e popullit kinez”.







All the contents on this site are copyrighted ©.