2007-07-14 18:01:55

Një javë me Benediktin XVI në Lorencago të Kadores.


(15.07.2007 RV)Sot Benedikti XVI e kremtoi lutjen e Engjëllit të Tënzot nga selia e Kështjellës së Mirabelës, pranë shtëpisë ku po kalon një periudhë pushimesh verore, ndërsa të dielën ardhshme do ta kremtojë nga Sheshi Kalvi i Lorencagos.
Kaloi tashmë një javë nga e hëna, kur Ati i Shenjtë filloi periudhën e pushimeve verore në Lorencago të Kadores, në shtëpinë e dioqezës së Trevizos, pranë Kështjellës së Mirabelës, rrethuar nga pyjet e mrekullueshme e bjeshkët madhështore të Dolomiteve, në sa banorët po bëjnë çmos që Papa të ndjehet sa më mirë në mes tyre. E Ati i Shenjtë ndjeht vërtetë mirë: i nxirë nga dielli gjatë shëtitjeve, Papa takohet çdo ditë me banorët, në shtigjet e malit, në kapelat e në banesat e tyre malësore, duke shkaktuar emocione e mirënjohje të thellë.
Kujtojmë se pushimi i Papës, si zakonisht, gërshetohet edhe me çaste të mirëfillta pune, prandaj nuk mungojnë as takimet e domosdoshme për vijimin e shërbimit të tij baritor, që nuk njeh pushim. Në këtë kuadër bën pjesë takimi i Papës me klerin vendas si dhe edhe vizita e sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Tarçizio Bertone, në Lorencago të Kadores më 18 korrikun e ardhshëm.
Gjithsesi Papa ndjehet mrekullisht mirë dhe e vlerëson shumë bukurinë e bjeshkëve. E kalon ditën duke u lutur, duke pushuar, duke lexuar, duke studiuar, duke kundruar e duke shetitur, në sa pena e tij lëviz pa reshtur mbi letër, në përgatitje të një encilklike e të një libri, e herë pas here nga dritaret e tbanës malësore përhapen deri larg tingujt e pianos.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.