2007-07-14 13:33:26

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 15-të “C” - kush nuk e do vëllaun nuk e do Hyjin


(14.7'07 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të Liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 15-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit liturgjik.
Fjala e Zotit e kësaj së diele na ofron eksperiencen e bujarisë e të dashurisë ndaj të afërmit, përmes së cilës fitohet Mbretërie e Qiellit, Jeta e pasosur. Pra, argumenti kryesor që përshkon leximet biblike të kësaj së diele është Urdhëri i Dashurisë, që është edhe thelbi i predikimi të krishterë. Fjala e Zotit, e në mënyrë të posaçme Ungjilli i kësaj së diele, na fton t’i përngjajmë Krishtit, “bamirësit të mbarë botës”, “samaritanit të mirë”, sikur përshkruhet figura e Jezusit nga Ungjilli.
Shtegtimi ynë tokësor është përgatitje e takimit përfundimtar me Hyjin. Në leximet biblike të liturgjisë së kësaj së diele, Zoti na tregon udhën që duhet ta përshkojmë më një dashuri bujare e falas, e kjo udhë qëndron në një urdhër të vetëm: “Duaje Hyjin me gjithë zemër e të afërmin tënd porsi vetveten”. Ky është i tërë ligji. Thjeshtë e qartë. Nuk ka hapësirë paqartësie. “Ky urdhë nuk është i lartë për ty, as tepër larg teje…madje Fjala është krejtësisht afër teje…është në zemrën tënde”. Nëse për të krishtërin ka ndonjë urdhër, sot, është ta bëjë të besueshëm fenë e tij, në fjalët që janë në gojën tonë shihet e kuptohet nëse kemi një Hyji që nuk do e nuk kërkon asgjë përveç lumturisë e dashurisë. Për këte na jep vetëm një urdhër të vetëm. Por është urdhër që mbushë çdo skaj të jetës:
-ndihmon ta jetosh festën: një festë që nuk fyen, që nuk bënë dëm, që ndihmon të rritesh, që zemrën e mbushë më paqe:
-ngushllon e ndihmon në dhimbje: sepse bëhët bashkëndarje, ngushllim, inkurajim, afërsi…;
-ta largon vetminë: sepse ushqen miqësinë, ka gjeste e fjalë mirësie;
-eliminon distancat: di të bëjë i pari hapin drejt faljes e pranimit; nuk e shtyp tjetërin që ndryshon prej nesh, që ka kulturë apo fe apo rracë tjetër;
- të transmeton paqen: nuk ushqen urrejtje…e di se nuk shërben asgjë logjika e dhunës, e atëherë nuk ndjehet e dështuar nëse nuk e ka fjalën e mbrame, nëse nuk fiton me çdo kusht…
Do të ishte shumë interesant të verifikonim çdo ditë aftësinë tonë të “ndërtimit të dashurisë, sadopak, çdo ditë”. Një rregullore e vjetër e scoutëve ishte ajo për ta lënë botën pak më të mirë se sa e kemi gjetur….e po të mundeshim të thonim çdo ditë se… jemi pak më të mirë se kur e kemi filluar ditën, a nuk do të ishin më afër lumturisë?
Udhën për të arritur tek lumturia e përjetshme na e tregon Jezu Krishti në Ungjillin e kësaj së diele me shëmbëlltyrën e Samaritanit të mirë. Ta lexojmë, ta dëgjojmë e të mësojmë nga ky shembull...e do të zbulojmë sa e mrekullueshme është jeta e përditshme, dhuratë e Hyjit për të dashur të afërmin tonë.
Shën Françesku i Assisit, 800 vjetë më parë, është konvertuar, është lthyer ndaj dashurisë ( Papa Benedikti XVI, më 17 qershor shkoi në Assisi pikërisht për të përkujtuar këtë ngjarje). Ishte një djalë që pati provuar të gjitha: gratë, luftëart, aventuart, paratë….E takoi Jezusin dhe e bëri të veten e për veten çështjen e dashurisë. E bëri të veten një rregullore të përmbledhur në lutje:
“O Zot, bëj të jem një vegël e paqes tënde. Aty ku ka urrejtje, bëj të sjell dashuri; aty ku ka fyerje, që unë të sjell falje: aty ku është dëshprimi që unë të sjell shpresë; aty ku ka errësirë që unë të sjell dritë; ku ka trishtim që unë të sjell gëzim. Oh Mësues, bëj që unë të orvatem të ngushlloj, se sa të jam i ngushlluar; bëj që t’i mirëkuptojë të tjetër, në vend që të jam i mirëkuptuar; të dua në vend që të jam i dashur prej tjerëve; sepse vetëm duke dhuruar, fitohet, vetëm duke falur, jemi të falur, vetëm duke vdekur ringjallemi në jetën e amshuar”. E tani t’i dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele..RealAudioMP3 e pastaj komentin apo homelinë nga dom Damjan Kurti, nga Durrësi…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.