2007-07-13 17:39:07

Takimet e para të Benediktit XVI me banorët dhe turistët ndër shtigjet e Dolomiteve beluneze.


(13.07.2007 RV)RealAudioMP3 Vijojnë në Kadore, në një kornizë mahnitëse natyrore, pushimet verore të Atit të Shenjtë, që do të qëndrojë deri më 27 korrik në qytezën turistike të Lorencagos. Javën e ardhshme këtu pritet edhe sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Bertone, që do të mbajë një konferencë për rezultatet e vitit të tij të parë si sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së tij. Prania e Papës në Kadore, në mënyrë të natyrshme, u ngjall besimtarëve e turistëve dëshirën për ta takuar, prandaj këto ditë grumbullohen në vendet e kultit që mendohet se mund t’i vizitojë papritmas. Kështu ndodhi të mërkurën e kaluar, kur Papa shkoi për t’u lutur në Kishën e Zojës së Loretos, duke vijuar pastaj shëtitjen në Luginën e Stabies, ku u ndal për të shkëmbyer dy fjalë me njerëzit që kalonin rastësisht andej pari. Por, krejt paprimtas, e pa veten të rrethuar nga gazetarët të cilëve – siç tha me shaka Shenjtëria e Tij – s’u shpëton gjë pa e ditur. E ndërmjet tyre, natyrisht, ishte edhe i dërguari i gazetës italiane’Avvenire’, Salvatore Maca, që shprehet kështu në mikrofonin e Radios sonë:
Përgjigje: - Po, ishte diçka shumë simpatike, sepse grupi që shoqëronte Papën, në sa kthehej, pa dy vajza që prisnin me një tufë lule mali në duar. Atëherë Ati i Shenjtë u ndal, zbriti nga makina e i përshëndeti vajzat e vogla, në sa sekretari i tij, don Georg, merre tufën me lule. Vajzat, që kalojnë këtu pushimet, të shoqëruara nga prindërit, kishin parë makinën e gazetarëve e, si kishin besuar se po prisnin Papën, e kishin ndjekur pas, duke realizuar kështu dëshirën për t’u takuar me Atin e Shenjtë, gjë që nuk është e lehtë. E kjo, sepse Papa ka ardhur këtu për pushime e mundohet t’i kalojë në qetësi, larg zhurmave e, gazetarëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.