2007-07-13 17:39:46

Pas vijimit të nevojshëm të bisedimeve, mund të nënshkruhet Marrëveshja ekonomike ndërmjet Selisë së Shenjtë e Izraelit: atë Jaeger flet për takimin e dypalësh Seli e Shenjtë- Izrael në Jeruzalem.


(13.07.2007 RV)RealAudioMP3 Hapa përpara në bisedimet ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shtetit të Izraelit mbi Marrëveshjen ekonomike. Dje u publikua lajmi mbi takimin e Komisionit dypalësh të punës, që u mbajt të mërkurën e kaluar në Jeruzalem, pranë ministrisë së jashtme izraelite. Të dyja palët vendosën të ritakohen sërisht më 3 shtatorin e ardhshëm. Ja ç’na thotë për këto rezultate atë David Jaeger, specialist për marrëdhëniet Kishë-Shtet në Izrael:
Përgjigje: - Qëllimi i bisedimeve, në këndvështrimin e Kishës katolike, është të rikonfirmojë të drejtat që Kishte Kisha në territorin izraelit në çastin e krijimit të Shtetit të Izraelit, në vitin 1948. Këto të drejta, për të cilat po hartohet marrëveshja, kanë të bëjnë me sigurinë e pronave të Kishës katolike, në radhë të parë, natyrisht të Viseve të Shenjta. Por kanë të bëjnë edhe me përjashtimin nga taksat, që Kisha e kishte siguruar në çastin e krijimit të Shtetit, falë traktateve dhe institucioneve të mëparshme. Në kohën e krijimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Izraelit – më 1994, u vendos të nënshkruhej më parë Akordi themelor i 1993-shit, për të vijuar, më pas, me akordet më të hollësishme.







All the contents on this site are copyrighted ©.