2007-07-13 17:42:07

Më 13 korrik Kisha kremton Shenjtorët: Henriku e Kunegonda.


(13.07.'07RV)RealAudioMP3 Në se Henriku hyri në rrugën e shenjtërisë personale e të reformës së Kishës, kjo i detyrohet shumë edhe bashkëshortes së tij, Kunegondës, gruas me shpirt thellësisht delikat. Pasi u kurorëzua Perandor në bazilikën e Shën Pjetrit, më 14 shkurt të vitit 1014, në duart e Papës Benedikti VIII, Henriku e ndjeu thellë përgjegjësinë e madhe që kishte ndaj krishterimit dhe nisi aksionin e reformës, duke pasur pranë njerëz të shenjtë si Odiloni i Clinit, Rikardi i Shën Vannës e Romualdi, themelues i kamaldolezëve.
Ndërroi jetë më 1024. Në një letër drejtuar popullit të vet, pati theksuar: “Mësimet e Shkrimit Shenjt na ftojnë t’i braktisim pasuritë e përkoshme e rehatitë e kësaj toke e të kërkojmë me çdo mjet arritjen ndër banesat e amshuara të qiellit”.Shën Enriku Perandor është shembull ndershmërie e drejtësie në artin e vështirë të qeverisjes: prandaj u zgjodh pajtor qiellor për koka të kurorëzuara, dmth për mbretër, perandorë e prijës të kombeve, për t’u prirë nëpër shtigjet e ngushta të tokës drejt mbretërisë qiellore.







All the contents on this site are copyrighted ©.