2007-07-12 18:39:37

Më 12 korrik Kisha përkujton Shën Gjon Gualbertin.


(12.07.2007 RV)Një të Premte të Madhe Gjon Visdomini hasi në një vend të vetmuar, jashtë Portës së Shën Miniatit, në rrethinat e Firences, vrasësin e të vëllait. Pa menduar dy herë, nxori shpatën nga milli. Kundërshtari, i pa armatosur, ra në gjunjë dhe hapi krahët, duke kërkuar, në heshtje, mëshirë. Hija e trupit të tij, me krahët hapur, në trajtë kryqi, e preku thellë Gjonin. E ngriti nga toka vrasësin dhe e mori ngrykë. Që nga ky ças vendosi të largohej nga zhurma dhe inatet e botës e të ndiqte jetën rregulltare. Hyri ndër benediktinë dhe e mbrojti kishën nga barinjtë e rremë, siç ishin vetë abati i benediktinëve dhe ipeshkvi i Firencës. Më 1073, pak para se të vdiste, u la murgjërve të tij këtë porosi: “Kur dëshironi të zgjidhni një abat, zgjidhni ndërmjet fretërve më të thjeshtin, më të ëmblin, më të përulurin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.