2007-07-12 20:13:19

Kosovë: OKB, Lavrov hedh poshtë projektrezolutën e re.


(12.7.'07 RV)Moska hedh poshtë versionin e fundit të projekt-rezolutës së OKB-së mbi Kosovën, duke pohuar se, me të gjitha formulimet e reja diplomatike, nuk ndryshon thelbi i planit të Ahtisaarit. “Problemi i vendimit paracktues mbi staustin e Kosovës nuk është eliminuar”, ka deklaruar ministri jashtëm rus Serghei Lavrov, i cituar nga agjenica Itar-Tass. “ Rusia mund të mbështes vetëm versionin e rezolutës mbi Kosovën që ka parasysh e përfshinë interesat e të dyja palëve, shqiptarëve e serbëve”, ka vijuar. “Në këtë moment nuk ka shenja të marrëveshjes”, ka shtuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.