2007-07-12 20:00:51

Irak:Raporti i Shtëpisë së Bardhë sheh përparime, Bush vijon përpara.‘Maliki ka mbështetjen time’.


(12.7.'07 RV) Për Presidentin e SHBA-së, tërheqja e trupave nuk është në dsikutim. “Të largohemi tani do të ishte një shkatërrim e dështim i vërtetë”, tërehqja e trupave “për momentin nuk është debati i vërtetë”, e gjithësesi “duhet të presim raportin e gjeneralit David Petraeus, që parashikohet për në shtator. Kështu Bush mund të vazhdojë drejtimin e ndërmarrë me luftën në Irak, pa lëshime. Përkundra faktit se vetëm 8 prej 18 objektivave të caktuara nga Kongresi për të matur përparimet e qeverisë së Baghdadit në udhën e stabilitetit të Vendit, kanë regjistruar hapa përpara “të mjaftueshëm”.Kreu i Shtëpisë së Bardhë, vazhdon të shprehet “optimist”, “pjesërisht i kënaqur” për sjelljet e autoritetit të Baghdadit, e kështu mund të shtyej çfarëdo ndryshimi të drejtimit të politikës, duke i qendruar besnik ‘Surge Strategy’-s që miratuar në janarin e kaluar, që mbështetët në dërgimin edhe të 30 mijë ushtarëve tjerë në Irak.
Sipas një rapoti të ushtrisë Amerikane, përkundra gjashtë viteve të luftës globale kundër terrorizmit, organizata e Al Kaidës ka aftësi të reja operative që ka vënë në kamp. Këndej në Irak Al Kaeda mund të ndërmarrë sulme spektakulare pas ofensivës së madhe të trupave amerikane të cilat kanë shkatërruar aktivitetet e planifikuara terroriste. Gjenerali amerikan Kevin Bergner tha se 26 liderë të Al Kaidës në Irak janë vrarë ose kapur gjatë operacioneve në Maj dhe Qershor. Në zhvillimet e fundit, së paku 11 persona janë vrarë në Bagdad nga persona të armatosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.