2007-07-11 18:38:23

Kongregata për Doktrinën e Fesë ka në kantier dokumente të rëndësishme për bioetikën dhe misionet.


(11.07.2007 RV)Lajmin e jep paraprakisht imzot Agjelo Amato, sekretar i dikasterit, në një intervistë publikuar sot nga gazeta italiane ‘Avvenire’, përmes së cilës sqaron disa nga pikat e dokumentit të djeshëm mbi Kishën, që janë kuptuar më me vështirësi nga opinioni publik.Ai mbi bioetikën, në përgatitje e sipër, është dokument tepër delikat, që kërkon kujdes të veçantë. Besoj se duhet bërë akoma shumë punë, para se të shohë dritën e shtypit – shpjegon prelati në intervistë - dhe vijon të sqarojë se më pas do të publikohet edhe një tekst mbi ligjin natyror, për të cilin tani për tani po mblidhen materialet e paraqitura në takimet e ndryshme ndërkombëtare mbi këtë temë, zhvilluar me propozimin e dikasterit për Doktrinën e Fesë në universitete papnore e në institucione të ndryshme katolike nëpër botë. Ndërsa dy tekstet e larpërmendura: i pari për një çështje që i përket bioetikës, tjetri, një problemi me karakter misionar, do të bëhen të njohura së shpejti.







All the contents on this site are copyrighted ©.