Dita e tretë e pushimit veror të Benediktit XVI në Lorencago të Kadores, Papa do të
takojë klerin vendas.
(11.07.2007 RV)Benediktit XVI i
pëlqen të ecë. Tashmë ka dalë për shëtitje në ‘parkun e ëndrrave’, siç quhet parku
mbrapa shtëpisë ku banon, por edhe më tej, jashtë zonës së sigurisë, duke arritur
deri tek shtëpitë e para të vendit. Këtë njoftim e jep zëdhënësi i dioqezës Beluno-Feltre,
don Gjuzepe Brati, i cili njoftoi edhe se Papa nuk do të ishte i pranishëm në koncertin
që po jepet sonte për nder të tij, organizuar nga famullia e Lorencagos. Në vend të
Benediktit XVI, në koncert është i pranishëm sekretari i tij, don Georg Genshvain,
që u transmetoi të pranishmëve mesazhin e Papës, si dhe një bashkëpunëtor tjetër i
Atit të Shenjtë. Kujtojmë se dita e sotme nuk ishte e zakonshme për Benediktin
XI: Papa kremtoi sot– në stil monastik, ashtu si edhe pushimet verore – ditën e emrit.
Gjithsesi festa - sipas pohimit të don Bratit - nuk mund të kalonte pa urime
e pa dhurata. E uruan autoritetet lokale e, posaçërisht, prefekti i Belunos, ndërsa
dioqeza e Beluno-Fortes i dhuroi librat kushtuar thesareve të artit në Kishat e Belunos
së epërme. Papa ndjehet mrekullisht mirë – shtoi don Brati - dhe e vlerëson shumë
bukurinë e bjeshkëve. E kalon ditën duke u lutur, duke pushuar, duke lexuar, duke
studiuar, duke kundruar e duke shëtitur.