2007-07-10 18:32:03

Në Pakistan ushtria sulmon Xhaminë e Kuqe të Islambadit të pushtuar nga rebelët integralistë. Me dhjetëra viktimat e luftimeve


(10.7.'07 RV)Mbi 58 militantë islamikë janë vrarë gjatë sulmit të forcave pakistaneze të sigurisë në Xhami të Kuqe në Islamabad. Një masakër e tmerrshme pas një jave të pushtimit të vendit të kultit nga studentët integralistë islamikë. Forcat e sigurisë kanë marrë kontrollin e ndërtesës ku gjendeshin të ngujuar rrebelët. Sulmi ndaj Xhamisë filloi sot herët në mëngjes në orën 4 lokale, pas dështimit të negociatave me militantët, të cilët reaguan ashpër kundër forcave të rendit. Më se 20 fëmijë që mbaheshin brenda xhamisë janë liruar nga ushtria, por deri vonë pa pasur fëmijë e gra që mbaheshin peng nga disa militantë në bodrume të xhamisë. Gjatë sulmit kanë vdekur edhe tetë ushtarë pakistanezë. “Jam i shqetësuar për situaten aktuale – ka deklarauar nga Brukseli sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon – e urojë që dallimet e kundërshtimet të zgjidhen përmes dialogut e në mënyrë pasqësore”. Edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropjan për Politikën e Jashtme e Sigurinë, Havier Solana, ka shpreh shqetësimin për gjendjen kritike në Pakistan.








All the contents on this site are copyrighted ©.