Kosovë: Ban Ki-Moon, jo vonesë të mëtejshme mbi statusin përfundimtar
(10.07.'07 RV) “Cdo vonesë e mëtejshme
mund të ketë ndikim negativ jo vetëm mbi paqen e sigurinë e Kosovës e të Ballkanit,
por të tërë Evropës”. Kështu tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon duke
iu referuar impenjimeve diplomatike për të përcaktuar statusin përfundimtar të Kosovës,
gjatë një konference shtypi në Bruksel pas bashkësedimeve me presidentin e Kosovës
Fatmir Sejdiun. Ban Ki-Moon mëtutje uroj që Këshilli i sigurimit të OKB-së të gjejë
shumë shpejt marrëveshjen mbi bocën (projektin) e rezolutës që parasheh 120 ditë konsultimesh
për të tejkaluar dallimet ndërmjet Rusisë e Perëndimit mbi udhën për pavarësi të Kosovës,
duke paralajmëruar për nisma të njëanshme.