2007-07-10 17:31:24

Dita e dytë e pushimeve verore të Papës në Lorencago të Kadores, ku u shfaq një koncert për nder të Atit të Shenjtë.


(10.07.2007 RV)Sot, shëtitja e parë e Papës në parkun me pisha e bredha, që rrethon shtëpinë e pushimeve, prej nga duken majat e larta të maleve, mbuluar me dëborë të përjetshme. Ati i Shenjtë përfitoi nga koha e mirë për të bërë dy hapa në shtigjet mbrapa vilës, ku është i ftuar i ipeshkvit të Trevizos. Don Gjuzepe Brati, përgjegjës i zyrës së shtypit, sqaroi se Papa nuk do të dalë në publik as sot e as nesër. Ekskursionin e parë jashtë banesës, ka mundësi ta bëjnë të enjten e ardhshme.
Ndërkaq Benedikti XVI është ftuar nga disa bashkësi vendase. Don Brati sqaron se ka shumë mundësi t’i pranojë disa prej këtyre ftesave, por vetëm për vizita ngushtësisht private. Ndërmjet tyre, edhe vizita në Kanale d’ Agordo, vendlindje e Papës Luçiani.
Ati i Shenjtë – tregon akoma don Brati – i kushtohet lutjes, studimit e posaçërisht punës për encilkikën e re e për të shkruar ndonjë faqe të pjesës së dytë të librit të tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.