2007-07-09 17:54:52

Pime nuk beson se islamikët kanë gisht në rrëmbimin e Atë Bosit në Filipine.


(09.07.2007 RV)Misionarët e Misioneve të Jashme Papnore (PIME) në Filipine, nuk janë të mendimit se Atë Bosi, i rrëmbyer një muaj më parë, është në duart e një grupi ekstremist islamik, që kryesohet nga Abu Sajaf dhe konsiderohet i lidhur me Al Kaedën. Në një deklaratë, dhënë agjensisë AziaNjuz, atë Luçiano Benedeti i Shtëpisë së PIMES në Zamboanga, vëren: “Sipas nesh, është peng i një bande keqbërësish”. E ndërsa e gjithë familja e PIME-s përgatitet të kremtojë nesër një Ditë lutjeje për atë Bosin e sot, nga Lorencago e Kadores, ku sapo ka arritur për pushimet verore, Papa tha se lutet për lirimin e meshtarit misionar, Atë Bernardo Cervelera, drejtor i agjensisë AziaNjuz, shprehet kështu për identitetin e rrëmbyesve, në mikrofonin e Radios sonë:
Përgjigje: - Ne të PIME-s, këtu në Itali, e vëllezërit tanë në Zamboanga presim që vetë rrëmbyesit të na e thonë se kush janë e pse e kanë rrëmbyer meshtarin, sepse të arrish në konkluzione të nxituara, mund të jetë e rrezikshme si për të rrëmbyerin, ashtu edhe për situatën në përgjithësi.







All the contents on this site are copyrighted ©.