2007-07-07 16:48:12

U botua Motu Proprio “Summorum Pontificum’ e Papës mbi përdorimin e Mesharit Romak të vitit 1962.


(07.07.2007 RV)Sot u shpall Letra Apostolike e Benediktit XVI, Motu Proprio ‘Summorum Pontificum’, mbi përdorimin e liturgjisë romake të parareformës të vitit 1970, që do të hyjë në fuqi më 14 shtator të vitit në vijim, në Festën e Naltimit të Shëna Kryqit.
Lajmin e dha, të premten e kaluar, Salla vatikanase e Shtypit, që njoftoi edhe se ‘Motu Proprio’ e Papës do të shoqërohej me një letër sqaruese. Rishikimi i së kaluarës, i përçarjeve që copëzuan Korpin e Krishtit - shkruan Papa në këtë Letër - më shtyu t’i bëj të gjitha përpjekjet për t’u krijuar mundësitë ta gjejnë përsëri unitetin, atyre që kanë dëshirë të jenë të bashkuar.
Është, pra, fjala për përdorimin e Meshës në gjuhën latine, të kremtuar sipas ritit tridentin, vendosur nga Papa Shën Piu V menjëherë pas Koncilit të Trentit (1542-1563), që mbeti në përdorim – me rishikimet e mëpasme - deri në vitin 1970, vit në të cilin Pali VI, pas disa vjetësh eksperimentimi, kodifikoi në Mesharin e ri, Meshën (latinisht e në gjuhët moderne) sipas udhëzimeve të kushtetutës së Koncilit II të Vatikanit, ‘Sacrosanctum Concilium’.Meshari i fundit romak i azhurnuar i ritit tridetin u publikua me vendim të Gjonit XXIII në vitin 1962, në të njëjtin vit kur u hapën punimet e Koncilit II të Vatikanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.