2007-07-06 19:42:38

Tension tepër i lartë në Pakistan: nuk pranojnë të dorëzohen më se 800 studentët e mbyllur në Xhaminë e Kuqe të Islamabadit,


(06.7.'07 RV)Në Pakistan tensioni mbetët gjithnjë shumë i lartë: në Islamabad qindëra ushtarë e policë vazhdojnë ta rrethojnë Xhaminë e kuqe të okupuar nga studentet integralistë të cilët nuk duan t’u dorëzohen forcave të rendit. Studentet që kanë zaptuar Xhaminë e kuqe që prej katër ditësh, “janë gati të martirizohen” deklaroi numri dy i fondamentalistëve islamikë Abdul Rashid Gazi. Sot policia ka hedh poshtë kërkesën për dorëzimin e tyre me kushte.Forcat e sigurisë po përdorin mjete të blinduara për të hapur vendkalime në muret rrethuese të ndërtesës fetare.
Po sot në mëngjes, 25 prindër kanë hyrë në Xhami për të nxjerrë jashtë fëmijët e tyre që mbaheshin prej ditësh të ngujuar brenda xhamisë e cila prej katër ditësh është teater luftimesh mes studentëve integralist islamikë e forcave të sigurisë pakistaneze.







All the contents on this site are copyrighted ©.