2007-07-06 19:47:09

Britani e Madhe: hetuesit shkatërrojnë bazën e terrorsitëve


(06.7.'07 RV)Hetuesit e anti-terrorizmit “janë duke shkatërruar plotësisht” cellulen terroriste e cila konsiderohet përgjegjëse e atentateve të dështuara të javës së kaluar në Londër e Glasgou. Kështu tha kryeministri britanik Gordon Braun, në një intervist dhënë BBC, duke shprehur kënaqësin për shpejtësi dhe efikasitet të punës së bërë deri më tani nga policia. “Kemi arritur të ndalim humbjen e jetëve njerëzore falë mbikëqyrjes e profesionalitetit të forcave të sigurisë”, tha Braun duke kujtuar se terroristët me tri sulme të programuara kishin si qëllim të shkaktonin “masakëra civilësh”. Për këtë arsye kryeministri i ri laburist i ftoi qytetarët britanikë të mos e ulin nivelin e kontrollit e të rojës. “Nuk do t’u lejojmë terroristëve të na kërcëojnë e nuk do të zmbrapemi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.