2007-07-05 19:18:23

Ryker:Kosova të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme në nëntor.


(05.7.'07 RV)Lidhur me raportin që pritet të bëjë të hënën e ardhshme mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit, kryeadministratori i UNMIK-ut Joakim Ryker sot në Prishtinë ka deklaruar se do të paraqesë pikëpamjet e tija lidhur me situatën, me durimin që po e humbasin qytetarët e Kosovës dhe se staus quo-ja është e papranueshme. Ryker shtoi se do të theksojë se nevojitet një zgjidhje sa më e shpejtë për statusin.
Sipas zëdhënëses së qeverisë së Prishtinës, Ulpiana Lama, Kryministrin Çeku ka pohuar se ende ka hapësirë diplomatike që procesi i definimit të statusit të Kosovës të zgjidhet në Kombet e Bashkuara brenda një afati të shpejtë dhe të arsyeshëm, përndryshe pala kosovare mund të jetë e detyrueshme të bëjë shpalljen e pavarësisë. Zëdhënësja e ka cituar.







All the contents on this site are copyrighted ©.