Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kard.Tarçizio Bertone ndodhet për vizitë në Republikën
Ceke.
(04.07.2007 RV)Rasti është ai i kremtimeve në Velehrad,për nder të
Shenjtorëve-vëllezër Çirili e Metodi. Ndër veprimtaritë e ndryshme të vizitës, kujtojmë
se sot, në orën 16. 30 Hirësia e Tij u takua me disa përfaqësues të qeverisë çeke,
ndërsa nesër, në orën 10. 30, do të krysojë e kremtimin solemn eukaristik. Kardinali
Bertone do të takohet edhe me ipeshkvijtë e Republikës Çeke.