2007-07-03 15:02:41

Skefer, thirrje e Natos Putinit e Tadiqit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e të sigurisë evropjane


(03.7.'07 RV) “I bëjë thirrje të gjithëve, edhe Putinit e Tadiqit në mënyrë që ta kuptojnë pikëpamjen tonë mbi sigurinë e Kosovës. Këtë nënvizoi sekretari i Natos Jaap De Hoop Scheffer, gjatë një konference shtypi në Pallatin Kixhi në Romë me kryeministrin Italian Romano Prodi.
Sekretari i Natos shpjegoi se si “është shumë më rëndësi të konsiderohet fakti se Kosova nuk është larg por është e përbënë një aspekt themelor të sigurisë evorpjane. Këndej është më rëndësi të mirret një përgjegjësi e një rezolutë e OKB-së për të zgjidhur problemin”.
Mbi problemin e Kosovës është shprehur edhe kryeministri italian Romano Prodi duke nënvizuar se Italia është “në favor të planit të Ahtisarit, por jemi duke kërkuar çdo ide, çdo instrument, çdo garanci në mënyrë që të mund të realizohet në respektimin e të drejtave por edhe të traditës historike të Serbisë”, e se “në këtë fushë Nato-ja ka rol shumë të rëndësishëm”.







All the contents on this site are copyrighted ©.