2007-07-03 19:41:41

Pesë mjekë ndër tetë persona të arrestuar që dyshohen për atentatet e dështuara me bomba në Britani të Madhe


(03.7.'07 RV)Policia britanike arreston personin e tetë për sulmet e dështuara me autobomba . Rritet pra në tetë persona numri i të arrestuarve pse të dyshuar se kanë lidhje me atentatet e dështuara në Britani të Madhe. Arrestimi i personit të tetë, Mohamed Hanif është bërë në aeroportin e Brisbeinit derisa po përpiqej të largohej nga Australia drejt Indisë.
Që të gjithë të arrestuarit janë nga Vendet e Lindjes së Mesme. Truri i grupit thuhet se është kirurgu jordanez 27 vjeç, Mohammed Asha, arrestuar bashkë me gruan, emrigrant në Britani të Madhe që prej tri vjetësh. Mjeku tjetër, Bilal Abdulla, me origjinë nga Iraku, është i punësuar në Rojal Aleksandër Hospital. Hetuesit britanikë vazhdojnë hetimet e dyshojnë që të arrestuaritë janë pjesë e celulave terroriste të lidhura me rrjetin e Al Kaidës. Ministrja e re e brendshme britanike Smith tha se pa u sqaruar të gjitha rastet nuk mund të hiqet shkalla kritike e kërcënimit dhe nënvizoi se janë dyfishuar shpenzimet për luftën kundër terrorizmit. Policia britanike sot ka bërë shpërthime të kontrolluara të një makine e të një pakoje të pashpërthyera e të dyshuara në Glasgou e Londër.
SHBA-së janë njëra prej Vendeve që mund të goditen, gjatë kësaj vere, nga një atentat terrorist prej milicisë së Al Kaidës. Kështu pohoi tevelizioni amerikan ‘ABC’ duke cituar burime që paralajmërojnë përmbajtjen e raportit të Departamentit të Sigurisë së Brendshme. Ditëve të fundit, sekretari amerikan i këtij Departamenti pati nënvizuar se si, për momentin, nuk ka informacione të sakta që mund t’i lidhë atentatet e dëshuar në Britani të Madhe me kërcënime të reja për Shtetët e Bashkuara të Amerikës.







All the contents on this site are copyrighted ©.