2007-07-03 18:16:30

Nesër, në audiencë te Papa, Dora Bakojanis, ministre e jashtme e Greqisë.


(03.07.2007 RV)Nesër paradite Benedikti XVI do të presë në audiencë zonjën Dora Bakojanis, ministre e jashtme e Greqisë. Takimi, me karakter privat, ka një domethënie të veçantë, sepse zonja Dora është vejusha e Pavlos Bakojanis, mik personal i Papës Jozef Racinger. Politikani grek u vra nga terroristët në shtator të vitit 1989, ndërsa në vitet ’70 kishte mërguar në Gjermani, sepse i persekutuar nga regjimi i kolonelëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.