2007-07-03 19:50:29

Afganistan: Ban Ki-Moon thirrje të mos ketë më humbje të reja ndër civilë


(03.7'07 RV)T’i kthehet besimi Afganistanit përmes së drejtës së sigurt: këtë temë diskuton Konferenca ndërkombëtare që po zhvillohet në Romë. Thirrja e Ban Ki-Moon për parandalimin e viktimat civile në Afganistan. Vetëm gjatë këtij viti, sipas OKB-së, janë vrarë 600 civilë. Nga terreni shënohet vrasja e 33 militantëve talebanë në Kandahar. Trupat e Natos dhe ushtarë të qeverisë afgane vranë në jug të Afganistanit 33 kryengritës talebanë. Në luftimet e ashpëra të zhvilluara në rajonin Zhari të provincës Kandahar janë plagosur dhe arrestuar shumë rrebelë të tjerë, njoftoi guvernatori Asadullah Khalid. Dje në Zhari u vranë edhe shtatë policë afganë. Në mbledhjen e Romës kushtuar drjetësisë në Afganista, Nato shpreh heqëardhjen për viktimat civile dhe akuzon talebanët.







All the contents on this site are copyrighted ©.