2007-07-02 20:07:41

Britani e Madhe: gjendje gatishmërie për të shmangur atentatet tjera të mundshme, pas sulmeve që dështuan në Londër e Glasgow


(02.7.'07. RV)RealAudioMP3 Niveli më i lartë i gatishmërisë në Britani të Madhe e cila përsëri po ballafaqohet me kërcënimin e terrorizmit. Qeveria është detyruar ta ngre alarmin e terrorizmit pas dy autoveturave që të premtën e kaluar u gjeten në Londër e pastaj, të shtunën pasdite, dy persona “me tipare hindo-pakistaneze” aktivizuan shpërthimin e një makine të madhe në aeroportin e Glasgout. Në frikë se është fjala për fillimin e një “fushate të re të terrorit” policia ka përforcuar të gjitha masat e sigurimit në vend, në mënyrë të posaçme në aeroporte e stacione hekorudhore, e edhe në qendër të Londrës shtohen kontrollet ndërsa shërbimet sekrete kanë thirrë në punë tërë personelin e kanë anulluar pushimet e programuara. Për atentatet – e dëshuara në Londër e për sulmet e ndërmarra në aeroportin e Glasgout privilegjohet pista e “Al Kaedes”.”Këto sulme sinjalizojnë shkallëzimin e madh të terrorisave islamikë. Taktikat e “Al Kaedes” në Baghdad apo në Bali kanë arritur nëpër rrugët e Britanisë Madhe”, ka nënvizuar Lord Stevens, ish-kreu i Scotland Yard, posa është emëruar këshilltar i kryeministrit për luftën kundër terrorizmit. Policia ka bërë arrestime të reja .Koka e grupit terrorist është një mjek jordanez, quhet Bilal Abdulla e sipas gjasave është me kombësi irakiane. Koka e grupit terrorist thuhet se është pikërisht ky mjek. SHBA-së pohojnë se Al Kaida po përgatit sulme spektakolare. Deri tani policia britanike ka arrestuar e burgosur 7 persona të dëshyar për atentatet terroriste që dështuan të shtunën e kaluar në Londër e Glasgou. Masa e para e sigurisë në Britani të Madhe është se tani as makina e as taxi nuk do të mundën të ndalohen më para hyrjeve të aeroportëve. Vazhdojnë hetimet mbi atentatet që dështuan në Londër e Glasgou, policia ka pohuar se njëri prej të arrestuarve është mjek, derisa Britania është në gjendje të ngritur gatishmërie lidhur me sulmet e mundshme terroriste.
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush e përgëzoi "përgjigjën e fuqishme" të qeverisë së re britanike lidhur me incidentet aktuale terroriste në Londër dhe në Skoci. "Kjo do të tregojë se lufta kundër këtyre ekstremistëve po vazhdon. Ju kurrë nuk e dini se ku ata do të përpiqen të sulmojnë dhe unë e përshëndes përgjegjjen e fuqishme që qeveria Gordon Brown u ka dhënë përpjekjeve të këtyre njerëzve", tha presidenti Bush. Edhe Shtetet Bashkuara po shtojnë masat e sigurisë në sistemin e transporteve pas indicidentit me autobombë dhe përpjekjeve të tjera për sulme terroriste ditët e fundit në Britani.







All the contents on this site are copyrighted ©.