2007-07-02 18:11:20

Benedikti XVI do të vizitojë Austrinë nga 7 deri më 9 shtator 2007, me rastin e 850-vjetorit të hedhjes së themeleve të Shenjtërores së Mariacel.


(02.07.2007 RV)Do të jetë shtegtimi i shtatë ndërkombëtar, ky që Benedikti XVI do të bëjë në Austri më 7 deri më 9 shtatorin e ardhshëm. Njoftimin e dha sot paradite Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Papa do të niset nga aeroporti romak i Çampinos për në Vjenë, të premten, më 7 shtator. Të nesërmen do të vizitojë Mariacelin, ku do të kryesojë kremtimet me rastin e 850-vjetorit të hedhjes së themeleve të Shenjtërores së famshme mariane. Sipas parashikimit të programit, Papa do të kthehet nga Vjena në Romë të dielën, më 9 shtator.







All the contents on this site are copyrighted ©.