2007-06-30 15:35:42

Kryqi i Ditës Botërore të Rinisë arriti në Sidnei.


(01.07.2007 RV)Sot Kryqi i Ditëve Botërore të Rinisë dhe Ikona mariane arritën në Sidnei, prej nga do të fillojnë shtegtimin e gjatë nëpër të gjitha dioqezat australiane. Shtegtimi do të përfundojë sërisht në Sidnei, në prag të takimit të madh rinor të 15-20 korrikut 2008. Arritja e Kryqit u kremtua sot duke nisur nga ora 13.00 në Tumbalong Park, ku një grup të rinjsh nga Zelanda e Re ia dorëzoi Kryqin dhe Ikonën një grupi bashkëmoshtarësh australianë. Dorëzimi u shoqërua me një veprimtari festive rinore, të cilës i parapriu ekzekutimi i Himnit të Ditës Botërore të Rinisë 2008, që u këndua nga këngëtari i njohur Gi Sebastian dhe nga këngëtarja Paulini. Dita kombëtare e pritjes së Kryqit përfundoi me një kremtim solemn eukaristik në katedralen e Shën Marisë, kryesuar nga kardinali i Sidneit, hirësia e Tij Gjorgj Pel.







All the contents on this site are copyrighted ©.