Papa priti delegacionin e Patriarkanës të Kostandinopojës: dashuria reciproke është
kusht për kapërcimin e paragjykimeve e për arritjen e bashkimit.
(29.06.2007 RV)Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa priti, në Pallatin Apostolik,
delegacionin e Patriarkanës Ekumenike të Kostantinopojës, kryesuar nga metropoliti
i Francës, Emanuel, që shoqërohej nga metropoliti i Sasimës, Genadios, sekretar i
Komisionit të përbërë ndërkombëtar katoliko-ortodoks për dialogun dhe nga diakoni
Andreas i Fanarit. Pas takimit, mysafirët drekuan me Papën. Ishte një takim vëllazëror,
nën shenjën e ekumenizmit.