2007-06-29 17:49:08

Festa e Shën Pjetrit e Palit Apostuj në Shkodër e Gjakovë


(29.06.07 RV)Bashkë me Kishën e Romës, në festë për Shën Pjetrin e Palin sot ishte edhe Kisha katolike në trevat Shqiptare, e bashkuar sipas shembullit të këtyre princave të Apostujve, nga e njëjta fe e nga njëjta dashuri për Krishtin Zot.
Kështu Kryeipeshkëvia e Shkdorës në festën e Shën Pjetrit e Palit iu gëzue shugurimit të dy meshtarëve të ri shqiptar, fryt i fesë dhe i gjakut të martirëve. Meshën solemne të shugurimit meshtarak në festën e Shën Pjetrit e Palit në Katedralen e Shkodrës e kryesoi imzot Angelo Massafra. Po më hollësisht nga Shkodra ta dëgjojmë shërbimin e Jolanda Babës:RealAudioMP3

Nga Shkodra kalojmë në Gjakovë të Kosovës, ku sot u kremtua festa e pajtorëve qiellor të bashkësisë famullitare me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të besimtarëve nga tërë rajoni i Dukagjinit si dhe të një numri të madh meshtarësh që ndihmuan Etërit Françeskanë në përgatitjen shpirtërore të besimtarëve për këtë fest. Meshën solemne e kryesoi dom Franë Kola, po më tepër të dëgjojmë dëshmin e françeskanit Atë Ndue Kajtazit nga Gjakova……RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.