2007-06-28 17:20:42

Sot Papa shpalli Vitin Paolin në dymijëvjetorin e lindjes së Apostullit të Popujve.


(28.06.2007 RV) Sot pasdite, në Bazilikën Papnore të Shën Palit jashtë mureve të Romës, Benedikti XVI shpalli Vitin Paolin: vit i posaçëm, kushtuar Apostullit të Popujve me rastin e dymijëvjetorit të lindjes. Duke filluar nga ora 17. 30, Papa kryesoi, në bazilikën paoline, lutjet e para mbrëmësore pontifikale të solemnitetit të Shën Pjetrit e Shën Palit, të cilët Kisha i kremton nesër, kremtim që shënon fillimin e vitit kushtuar Shën Palit, i cili do të mbyllet më 29 qershor të vitit 2009. Nisma është e kardinalit Andrea Kordero Lanca di Montexemolo, kryeprift i Bazilikës së Shën Palit jashtë mureve të Romës.







All the contents on this site are copyrighted ©.