2007-06-28 18:55:51

Portugalia dëshiron një Evropë të bashkuar mbi Kosovën


(28.06.2007 RV)Më 1 korrik, Bashkimi Evropian kalon nga duart e presidencës gjermane në atë portugeze. Sekretari i shtetit për punët evropiane, Lobo Antunesh parashtroi sot direktivat kryesore të semestrit portugez. Përsa i përket Kosovës, Portugalia dëshiron që Bashkimi Evropian të mos përçahet mbi statusin, i cili po diskutohet në Këshillin e Sigurimit. Nëse gjendja do të degjeneronte në atë shkallë, sa shtetet do të duhej të zgjidhnin ndërmjet dy opcioneve, kjo do të ishte shkatërrimtare për Evropën, paralajmëroi Antunesh.







All the contents on this site are copyrighted ©.