2007-06-28 17:20:22

Benedikti XVI shpall Sinodin e posaçëm për Afrikën me temë paqen e drejtësinë. Do të mbahet në tetor të 2009-tës


(28.06.2007 RV)Njoftim i rëndësishëm për Kishën e kontinentit afrikan: Benedikti XVI shpalli sot Asamblenë e dytë të posaçme të sinodit të ipeshkvijve për Afrikën. Tema e takimit të madh kishtar do të jetë: “Kisha në Afrikë në shërbim të pajtimit, të drejtësisë e të paqes: Ju jeni kripa e tokës… Ju jeni drita e botës” (Mt. 5, 13.14). Asambleja sinodale do të mbahet në Vatikan nga 4 deri më 25 tetori i vitit 2009.







All the contents on this site are copyrighted ©.