2007-06-27 17:36:51

Protesta për benzinën në Iran. Në Kinë ura më e gjatë e botës.


(27.06.2007 RV)Irani është prodhuesi i katërt i naftës në botë, por nuk përmendet për rafinimin e arit të zi. Prandaj në Iran mungon benzina dhe shteti detyrohet ta racionojë atë me ligj. Gjatë natës dhe sot ka pasur protesta kundër këtij plani dhe qindra të rinj kanë djegur disa stacione benzine e kanë hedhur parrulla kundër qeverisë. Teherani importon rreth 40% të sasisë së benzinës, që konsumon e në perspektivën e saksioneve të reja të Perëndimit për shkak të programit bërthamor, mundohet të zvogëlojë sasinë e valutës që del jashtë shtetit.

Përfundoi dje në Kinë ndërtimi i urës më të gjatë të botës. Ura, që do të lidhë Shangain me polin industrial të Ningbosë, duke përshkuar Gjirin e Hangzhout, në detin e Kinës lindore, është e gjatë 36 km, ka kushtuar rreth 1,5 miliard euro dhe është ndërtuar në tri vjet.







All the contents on this site are copyrighted ©.