2007-06-27 17:58:14

Papa emëroi imzot Klaudio Maria Çelin, kryetar të Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore.


(27.06.2007 RV)Kryeipeshkvi Çeli, deri tani sekretar i Administratës së Pasurisë të Selisë Apostolike, i lindur 66 vjet më parë në Rimini, njihet në mënyrë të veçantë për impenjimin e tij diplomatik në favor të dialogut të Selisë së Shenjtë me vende si Kina e Vietnami. Prelati zë vendin e kryeipeshkvit Xhon Folei, emëruar Pro-Mjeshtër i Madh i Urdhërit të Kalorësve të Varrit Shenjtë të Jeruzalemit, pas kërkesës për dorëheqje nga kjo detyrë, paraqitur nga Mjeshtri i Madh i Urdhërit, Kardinali Furno, i cili ka mbushur moshën për të dalë në pension.Kujtojmë se ishte pikërisht imzot Çeli një nga meshtarët e parë që shkelën në Shqipëri, pa rënë ende mirë diktatura. Shoqërohej në këtë mision, sa të guximshëm aq edhe delikat, nga i ndjeri Imzot Di Liegro. I hapte, kështu, shtegun, sa e sa të tjerëve, që do të jepnin ndihmesën e tyre për ta ngritur përsëri në këmbë një Kishë të martirizuar, e cila do të kishte fatin e lum të vizitohej e të mbështetej nga vetë Papa Gjon Pali II.







All the contents on this site are copyrighted ©.