2007-06-27 17:34:29

OKB-ja: të shfrytëzohet pozitivisht urbanizimi


(27.06.2007 RV)Urbanizimi është një fenomen i pashmangshëm, por mund të kthehet në pozitiv, nëse shfrytëzohen mundësitë që ofron. Ky është mesazhi bazë i raportit të këtij viti të Fondit të OKB-së mbi gjendjen e popullsisë në botë, i cili u paraqit sot në kryeqytete të ndryshme. Tema e zgjedhur është “Të shfrytëzohen mundësitë e rritjes urbanistike”, me qëllim dhënien e orientimeve për t’i bërë më të jetueshme qytetet e së ardhmes. Meqë për në qytetet e mëdha spostohen gjithnjë e më tepër të varfërit, OKB-ja tërheq vëmendjen e qeverive për hartimin e politikave, që të mos i lënë ata në periferi e në baraka pa kushte e shërbime. Sipas të dhënave të OKB-së, një miliard persona në botë jetojnë në baraka të tilla.

Një milion firma për të drejtat e personave me të meta fizike në Evropë, deri më 30 shtator. Kjo është fushata e Forumit Evropian përkatës, i cili ka si objektiv miratimin e ligjeve në favor të këtyre personave.








All the contents on this site are copyrighted ©.