2007-06-26 15:54:53

Filloi sot, në Bazilikën Papnore të Shën Palit jashtë mureve të Romës, triditshja kushtuar Shën Pjetrit e Shën Palit.


(26.06.2007 RV)Të enjten e ardhshme, në Bazilikën Papnore të Shën Palit jashtë mureve të Romës, Benedikti XVI do të shpallë Vitin Paolin: vit i posaçëm, kushtuar Apostullit të Popujve me rastin e dymijëvjetorit të lindjes, nësa mendohet të ketë lindur ndërmjet vitit 6 e 10 pas Krishtit.
Në orën 17. 30 Papa do të kryesojë në bazilikën paoline lutjet e para mbrëmësore pontifikale të solemnitetit të Shën Pjetrit e Shën Palit, të cilët Kisha i kremton më 29 qershor.
Ndërsa sot pasdite, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone kryesoi, duke nisur nga ora 17. 30, në bazilikën e Shën Palit jashtë mureve, lutjet mbrëmësore dhe Meshën shenjte të ditës së parë të triditshes Pjetro-Paoline.
Nesër, në orën 18.00, në lutjet mbrëmësore do të marrin pjesë përfaqësues të bashkësive të ndryshme të krishtera, që do të shpallin së bashku pranë Elterit të Konfesionit, ‘Himnin e dashurisë’, këtë kryevepër të shpirtit e të letërsisë së krishterë. Në ditën kur kremtohen e Shën Pjetri e Shën Pali, lutjet mbrëmësore dhe Mesha solemne do të kryesohen nga abati benediktin Edmund Pauer, në bashkëkremtim me kardinalin Andrea Cordero Lanza di Montexemolo, kryeprift i bazilikës së Shën Palit jashtë muerve të Romës. Në orën 20.00 do të kremtohet proçesioni i zinxhirit të Shën Palit.







All the contents on this site are copyrighted ©.