2007-06-25 18:13:03

Presidenti serb u kërkon falje kroatëve për viktimat e luftës


(25.06.2007 RV)Në mbledhjen për bashkëpunimin energjitik rajonal në Zagreb, liberali Tadiç u kërkoi falje kroatëve për dhunën e kryer nga Serbia në Kroaci, gjatë luftrave të viteve ’90, në kohën e Sllobodan Millosheviçit. “U kërkoj falje të gjithë kroatëve që kanë vuajtur nga dora e kujtdo që ka vepruar në emër të popullit tim”, tha Tadiç duke shkaktuar një tërmet të fuqishëm në politikën serbe, pavarësisht se nuk harroi të përmendë edhe viktimat serbe e dëmet e shkaktuar nga kroatët. Partitë e opozitës ultrarevanshiste e quajnë “turp” gjestin, “përulje” para Kroacisë, që në të njëjtën luftë, ka larguar rreth 500 mijë serbë nga vendi. Dikush madje kërkoi edhe shtrimin e Tadiçit në çmendinë. Pa komente, partia e Vojisllav Koshtunicës, megjithëse në vështirësi për faktin se kryeministri aktual ka qenë gjithnjë kundër kërkimit të njëanshëm të faljes.







All the contents on this site are copyrighted ©.