Mesazh solidariteti nga ana e Papës për Kryepeshkopin ortodoks grek, Kristodulos,
në gjendje të rëndë shëndetësore.
(23.06.2007 RV)Mesazh afërsie në një një çast të vështirë. Benedikti XVI i
shpreh afërsinë e tij Kryepeshkopit ortodoks të Athinës e të mbarë Greqisë, Kristodulos,
që vuan nga një sëmundje e rëndë. Papa dhe Kryepeshkoppi ortodoks u takuan për herë
të parë në Vatikan, më 14 dhjetor 2006 dhe nënshkruan një Deklaratë të përbashkët,
në të cilën kërkohej vijimi i dialogut teologjik ndërtimtar dhe thellimi i dialogut
ndërfetar. Në këtë audiencë Benedikti XVI i pati nxitur si katolikët, ashtu edhe ortodoksët,
të japin kontributin e tyre kulturor, e sidomos, shpirtëror, për mbrojten e rrënjëve
të krishtera të Evropës.