2007-06-23 15:48:39

Liturgjia e Fjalës së Zotit e festës së Lindjes së Shën Gjon Pagëzuesit. “C”


(23.06.07 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të festës së lindjes së Shën Gjon Pagëzuesit.
Vëllezër e motra të dashur, në liturgjinë hyjnore të kësaj së diele, Kisha na thërret të kremtojmë me gëzim e solemnitet lindjen e Gjon Pagëzuesit, Pararendësit të Jezu Krishtit. Shën Gjon Pagëzuesi qe dërguar për ti përgatitur udhët Mesisë, Jezu Krishtit Zot pranë popullit e atë për ta sjellur tek Shpëtimtari, Mesia. Gjoni e tregoi të pranishëm në mesin e popullit pikërisht Qengjin e Hyjit, Shëlbuesin e njerëzimit që merrë falë e shlyen mëkatet e botës dhe nga populli kërkonte përgatitje shpirtërore për ta përgatitur e pranuar Mesinë me fe. Për këte Gjoni predikoi pagëzimin e pendesës e të kthimit të njerëzve tek Hyji.
Pra, me pak fjalë Gjoni është profeti i mbramë i Besëlidhjes së Vjetër e Pararendësi i Krishtit. Gjon Pagëzuesi shënon pikërisht vijën ndarëse ndërmjet Besëlidhjes së Vjetër e të Besëlidhjes së Re, pra e përuron epokën Mesianike. Ai është personaliteti për të cilin Jezusi thotë: “Asnjë profet nuk qe më i madh se Gjoni”. Një nënvizim ky i rëndësishëm në historinë e shpëtimit që e bënë këtë shenjtor një pikë referimi e përherë aktual.
Kush është Gjon Pagëzuesi? Sikur do të dëgjojmë nga leximet biblike të festës së Lindjes së tij, Gjoni është njeri i dërguar nga Hyji…për çka, cili është misioni i tij?...për të dëshmuar dritën e për t’ia përgatitur Zotit popullin. Edhe ne kemi qenë të thirrur e të dashur nga Zoti siç ishte Gjoni. Të pagëzuar me ujë e Shpirtin Shenjt, jemi bërë pjesëmarrës të misionit profetik të Kishës dhe këndej e kemi për detyrë t’ia përgatisimin udhët e zemrës Krishtit Zot e para tjerëve ta dëgjojmë të vërtetën dhe shëlbimin që Hyji na dhuron. Gjon Pagëzuesi mbetet gjithnjë vetëm një gisht tregues i drejtuar nga Krishti Zot, që është qendra e vërtetë e historisë së shëlbimit.
Kjo festë, derisa na thërret ta konsiderojmë bukurinë, madhështinë e misionit të Gjon Pagëzuesit që i hap Jezusit rrugën e zemrave tona, poashtu na thërret të mendojmë, ta vlerësojmë e si pasojë të jetojmë dhe të veprojmë sipas shembullit të Gjon Pagëzuesit, né mënyrë që jeta jonë personale dhe e çdo njeriu të mbrohet që nga kraharohit të nënës e të shenjtërohet e të jetohet deri në perëndimin, vdekjen natyror.
Me shembullin e tij, Shën Gjon Pagëzuesi na mëson pra të luftojmë kundër padrejtësive, kundër mashtrimeve, shpërdorimeve, kundër imoralitetit, gënjeshtrës e ta dëshojmë me guxim e me vepra të vërteta, të drejta, paqeje e dashurie dhe feje (besimi). Tani ti dëgjojmë leximet biblike e pastaj homelinë….







All the contents on this site are copyrighted ©.