2007-06-21 17:59:23

Mesazh i Benediktit XVI drejtuar kardinalit Ivan Dias, me rastin e 25- vjetorit të ipeshkvnisë.


(21.06.2007 RV)Një jetë e shkrirë në shërbim të Ungjillit e të Kishës: kështu e përshkruan Papa impenjimin e kardinalit Ivan Dias, prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, në një mesazh me rastin e 25-vjetorit të shugurimit të tij ipeshkvnor, festë të cilën Kardinali Dias e kremtoi më 19 qershorin e kaluar.
Benedikti XVI kujton ngjarjet më të rëndësishme të jetës së kardinalit, duke u ndaluar edhe në kontributin që dha si Nunc i parë Apostolik i pasdiktaturës në Shqipëri, ku kreu detyrën aq të rëndësishme të riorganizmit të hjerarkisë së re të Kishës katolike.
Këtë periudhë të vështirë, por edhe të suksesshme për Nuncin Dias, Papa e kujton në mesazh me fjalët: “Kardinali Dias ndihmoi për rindërtimin e fesë katolike në Shqipëri, ku më 1993 priti me gëzim e emocion për vizitë, Gjon Palin II”.Bashkojmë zërin tonë me zërin e Papës për t’i uruar kardinalit Dias jetë e veprimtari të gjatë në shërbim të Kishës universale e posaçërisht, të popujve në vendet e misionit, të cilëve u shërben, duke drejtuar Kongregatën për Ungjillëzimin e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.